“Nuk do të doja të…”/ Anën e kujt mban Kiara në “sherrin” midis Luizit dhe Oltës?

vovalbania January 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk do të doja të…”/ Anën e kujt mban Kiara në “sherrin” midis Luizit dhe Oltës?

Në javën e parë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli u duk se ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Madje aktorja mori edhe rolin e “shkuesit” në marrëdhënien e tij me Kiara Titon.

Por, nuk vonoi shumë dhe Luizi dhe Olta u bënë “armiq” me njëri-tjetrin. Ky raport i prishur midis tyre, vendosi mes dy zjarresh blogeren.

Kiara është edhe shoqe me Oltën edhe me Luizin.

E pyetur nëse ajo e konsideron veten midis dy zjarresh në këtë situatë, Kiara Tito u shpreh:

“Momenti i parë që unë kam hyrë këtu personi që jam afruar me energji ka qenë vetëm Olta. Më është dukur sikur e njoh. Derisa na u bashkua dhe Luizi. Derisa ndodhi një keqkuptim midis tyre. Nuk dua të them mbaj anën e njërit ose tjetrit. Nuk do të doja të ishte kështu.”

Më herët Olta Gixhari  mori guximin dhe e puthi në buzë Kiarën, për t’i treguar Luizit si bëhet kjo punë. Tito e priti me sportivitet këtë veprim të Oltës duke mos reaguar ashpër.

Nga ana tjetër pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE