Artan Hoxha plas deklaratën e fortë dhe zbardh detaje të reja: Gjithë lufta bëhet pa kaluar në skaner

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artan Hoxha plas deklaratën e fortë dhe zbardh detaje të reja: Gjithë lufta bëhet pa kaluar në skaner

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar kokainën që sillet në Shqipëri përmes portit të Durrësit, në konterinerët që sjellin frutat ekzotike në Shqipëri. Në fjalën e tij, gazetari Artan Hoxha tha, në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”, se droga vjen në Shqipëri se do shumë pak para për ta nxjerrë nga porti pa u futur në pajisjen e skanerit. Ndërkohë që në portet e huaja të mbahet 25% e vlerës së mallit.

“Gjithë lufta bëhet pa kaluar ne skaner. Trafikantët më të mëdhenj më konfirmuan se portet më të mëdha i kanë në Anvers, Amsterdam. Ajo shpërndahet në treg. Kur vjen në Shqipëri, vjen se tarifa për ta marrë është shumë herë më e lirë, se paguhet 300 mijë euro.

Jashtë ai tjetri do 25% të vlerës së mallit. Kapja tjetër që është bërë, është bërë në Maltë. U kapën 6 ton brenda në konteinerë. Në të gjitha rastet Policia ka lënë vetëm një operator të vetëm në treg, Zico Company se të tjerët ishin kapur. Do e presim që të shohim kush e merr? Prokurorët na kanë thënë se kemi frikë se na ikën ngarkesa. Ne na iku dhe orizi o Fevzi. E mban mend? DEA ka thënë që në 2014 për këtë kompani. Ore a do sjellë më kjo kompani banane? Nëse ti deri më tani ke lejuar që kjo kompani të hetohet në gjendje të lirë,”- tha Artan Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE