Ju kujtohet Anjeza Branka? Këngëtarja lë Shqipërinë për Amerikën, shikoni si duket sot (FOTO)

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju kujtohet Anjeza Branka? Këngëtarja lë Shqipërinë për Amerikën, shikoni si duket sot (FOTO)

Anjeza Branka është një nga këngëtaret shqiptare, që është bërë e njohur me këngën e famshme “Me ngadalë”.

Tashmë, ajo është rikthyer sërish në muzikë me projektin më të ri me titullin “Limoni”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anjeza ndau detaje rreth këngës, megjithatë nuk munguan as nga jeta përditshme.

Ajo tregoi se aktualisht jeton prej 1 viti e gjysmë në Amerikë dhe ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria vetëm për një të ardhme më të mirë për djalin e saj. Sakaq, Anjeza ka thënë se aty është e angazhuar me shumë mbrëmje muzikore në shtete të ndryshme të SHBA.

“Unë po bëj 1 vit e 6 muaj që jetoj në Amerikë. Unë shkova për një jetë më të mirë për djalin tim. E shikoja të nevojshme. Për të ardhur në Shqipëri unë gjithmonë do vij. Po për tu rikthyer jo se e kam thënë që mos bëj plane. Por që të ardhmes nuk i dihet, sepse Anjeza ka jetuar edhe në Gjermani.

Unë këtu çdo fundjavë këndoj, kam angazhime të ndryshme. Kam marr 3 lokale në menaxhim. Nuk është se punoj çdo fundjavë aty, por lëviz në shtete të tjera, sepse këtu mbrëmjet e këngëtarëve bëhen nëpër lokale”, tha këngëtarja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49309 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE