“Na trego moj aman”/ Ndjekësja e pyeti në cilin muaj të shtatzënisë është, Einxhel habit me përgjigjen (FOTO)

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Na trego moj aman”/ Ndjekësja e pyeti në cilin muaj të shtatzënisë është, Einxhel habit me përgjigjen (FOTO)

Që në momentin që Einxhel Shkira vendosi që të bënte publike lajmin e shtatzënisë, ajo nuk ka ngurruar që në profilet e saj në rrjetet sociale të ndajë detaje rreth pritjes së ëmbël.

Së fundmi, moderatorja e njohur ndau me ndjekësit e shumtë një video në kanalin zyrtar në “YouTube”, kur ka kryer testin e shtatzënisë dhe ka marrë vesh për herë të parë se do të bëhej nënë.

Teka e ka shpërndarë në platformat sociale, një ndjekës e ka pyetur Einxhel në “Twitter”, se në çfarë muaji të shtatzënisë është.

“Einxhel po na trego saktë në çfarë muaji je aman mos na shty kaq shumë gjërat neve”- shkruan ndjekësja, të cilës moderatorja i është përgjigjur me një tjetër status ku shkruan se nuk bën llogari kur është puna te pritja e ëmbël.

“Kur vjen puna tek shtatzënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi”- shkruan Einxhel.

"Na trego moj aman"/ Ndjekësja e pyeti në cilin muaj të

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE