“Koha nuk i shëron plagët”, mes emocionesh, Dojna Mema flet për humbjen e të atit

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Koha nuk i shëron plagët”, mes emocionesh, Dojna Mema flet për humbjen e të atit

Rreth 5 vite më parë i ati i moderatores Dojna Mema, Bujar Mema, ndërroi jetë duke i lënë familjarët me një dhimbje të thellë.

Vitet kanë kaluar, ama Dojna asnjëherë nuk ka harruar t’a shprehë adhurimin dhe dashurinë për të atin në rrjetet sociale apo në daljet e saj televizive.

Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në një intervistë për “Natën me Aulonën”, ku ndarjen nga jeta të të atit e ka cilësuar si momentin më të vështirë në jetën e saj.

“Përpara se të më ndodhte, mendoja që kishte shumë momente të vështira në jetën time, gjëra që ishin realisht budallëqe dhe vogëlsira, derisa më ndodhi ajo që mendoj unë është më e dhimbshme për secilin prej nesh, kur humbet personin që ty të sjell në këtë botë, humbja e babait tim.

Nuk e besoj që koha shëron plagët, besoj që thjesht ne mësohemi me dhimbjen. Mësohemi ta përballojmë, ta menaxhojmë, ta shndërrojmë në diçka tjetër më të mirë që mund të na shërbejë ne. Por nuk besoj se është koha ajo që i shëron, jemi vetë ne“- tha Dojna ndër të tjera.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE