Stoltenberg biseda me Kurtin e Vuçiç: KFOR vigjilent, dialogu është e vetmja rrugë!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg biseda me Kurtin e Vuçiç: KFOR vigjilent, dialogu është e vetmja rrugë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç për “situatën e tensionuar në veri të Kosovës”.

“U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Ai tha se NATO dhe KFOR-i mbeten vigjilent për situatën atje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje në lidhje me planin franko-gjerman, për të cilin tha se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera pa dallim prej dakordësive të mëparshme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai që po quhet plani franko-gjerman ka edhe mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit.

Kurti ka thënë se ky plan është refuzuar nga Beogradi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur nga ata që tentojë të shndërrojë destabilizim e pasiguri në Kosovë.

“Unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Konceptet dhe nocionet që përdoren aty janë vlera për dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin përbrenda si ideologji të zgjidhjes së problemeve, ku thuhet se Kosova e ka këtë problem të veçantë në veri të Mitrovicës ose në Graqanicë dhe do t’ia bëjmë një zgjidhje të veçantë. Tash nuk jemi te ajo. Tashmë jemi të vlerat. Me 18 gusht në takimin në Bruksel pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Deri më 18 gusht nuk kemi pasur dialog për marrëveshjen. Kemi pasur dialogu për proces të vazhdueshëm, dialog për koncesione, për marrëveshje të vogla e ndonjëherë dialog për dialog. Më 9 shtator, pa u bërë një muaj pas këtij takimi patën ardhur në zyre te unë këshilltarët e lartë të Knacelarit Scholz dhe Macron bashkë me ndërmjetësin e njohur Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, modeleve që unë nuk i kam refuzuar dhe kam thënë se janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtjet e mia dhe ua kam thënë edhe atyre, por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozim. Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufluar”, ka deklaruar ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE