Evropa përjetoi tetorin më të ngrohtë këtë vit, intensiteti i temperaturave të nxehta do të vazhdojë të rritet!
Evropa përjetoi tetorin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura gati 2 gradë mbi mesataren e vërejtur gjatë periudhës 1991-2020 njoftoi të martën organi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus.
Temperaturat rekord ditore u vunë re në disa vende në Evropën Perëndimore.
Një tetor rekord i ngrohtë u ndje në Austri, Zvicër dhe Francë, si dhe në pjesë të mëdha të Italisë dhe Spanjës.
Ndërsa edhe disa vende të Ballkanit panë temperatura më të larta se mesatarja.
Kopernikus tha më parë se vera e vitit 2022 ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë .
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike kanë çuar gjithashtu në një rritje të ekstremeve të motit – duke përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe stuhitë.
Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike “Frekuenca dhe intensiteti i temperaturave të nxehta do të vazhdojë të rritet dhe ato të ekstremeve të ftohta do të vazhdojnë të ulen, në shkallë globale dhe kontinentale nëse nuk veprohet shpejt.