Grida Duma lë mandatin e deputetit: Politika e llumit goditi tim bir; nuk mund të vegjetoj më!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grida Duma lë mandatin e deputetit: Politika e llumit goditi tim bir; nuk mund të vegjetoj më!

Grida Duma ka njoftuar se do të dorëzojë mandatin e deputetit, pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.

“S’do ia fal kurrë politikës u shpreh Grida Duma  teksa tregon pengun e saj. “Do jetë deri në fund të jetës sime! Sulmi ndaj meje, ishte goditje për tim bir”.

“Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar kurrë përgjegjësisë e as betejës, kam mbrojtur edhe betejat për të tjerët. Kur më ka goditur personalisht, mjerisht, mizorisht, Më goditën se nuk gjetën një aferë korrupsioni, një ndyrje duarsh, jam sulmuar nga hienat me intriga të pacipa. E kam ditur që do e paguaj këtë kosto, sot do ju them që ka një gjë që s’do ia fal kurrë politikës, do jetë pengu i ditës sime të fundit të jetës, goditja që më bënim mua godiste tim bir, nuk do ia fal kurrë këtë. Mbetem gjithmonë me ngushëllimin që këto goditje të jetë një mësim.”

Duma ka mbajtur postin e Zëvendësministres e Integrimit të Republikës së Shqipërisë nga tetori 2011 deri shtator 2013 në kabinetin Berisha. Në vitin 2014 ajo u votua si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ndërsa në 2017 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për tu rizgjedhur si deputete më 25 prill 2021 me 8.7 mijë vota.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE