“O miush i vogël, ke pyetur për mua jashtë?”, agravon debati mes Oltës dhe Luizit!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“O miush i vogël, ke pyetur për mua jashtë?”, agravon debati mes Oltës dhe Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Përplasje të forta pati mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurrentët, kaluan në ofendime të rënda me njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat. Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente E revoltuar Olta u shpreh gjithashtu ndaj Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.

Olta: E di kush jam unë ore, o miush i vogël ke pyetur për mua vërdall, pyet njëcik…

Luzi: Unë pyeta po u tmerrova…

Olta: U tmerrove? …pyet njëcik se nuk e di fare me kë po ngatërrohesh…

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura. Ndërkohë, ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve t’u bënin pyetje njëri-tjetrit duke ruajtur anonimitetin, një mënyrë kjo për të zbuluar shumë rreth vetes. I pyetur se nga cili banor është zhgënjyer më shumë dhe pse, Armaldo e dha një emër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE