Me një histori të vreshtarisë gati 3000-vjeçare dhe jo vetëm, ishulli në Turqi që po mahnit vizitorët!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me një histori të vreshtarisë gati 3000-vjeçare dhe jo vetëm, ishulli në Turqi që po mahnit vizitorët!

Një ishull idilik në pjesën verilindore të detit Egje në Turqi, po shndërrohet në një destinacion shumë të dashur për turistët. I pushtuar dikur nga romakët, bizantinët, venedikasit dhe në fund nga osmanët, ishulli Bozxhada (Bozcaada) njihet dhe me emrin Tenedos, siç përmendet në “Iliadën” e Homerit.

Vendi ka ndryshuar pak gjatë shekujve, duke ruajtur gjurmët e kulturave të ndryshme. Duke u endur rreth qendrës karakteristike me kalldrëm, mund të dallohen qartë ndikimet e banorëve grekë që jetonin aty më parë. Kudo ka shtëpi të vjetra prej guri dhe taverna me tavolina e karrige druri, ku çdo natë shërbehen ushqime të freskëta deti, meze dhe raki.

Në sheshin kryesor, njerëzit ulen dhe shijojnë kafen dhe ëmbëlsirat e tyre të preferuara, duke admiruar arkitekturën e kishës ortodokse të Shën Marisë, ndërtuar në shekullin e 19-të. Mbrëmjeve, banorët dhe turistët mblidhen në baret e shumta me pamje nga deti dhe nga kështjella, për të shijuar verën vendase që është dhe një nga simbolet e Bozcaada-s. Me një histori të vreshtarisë gati 3000-vjeçare, verëbërësit vazhdojnë të ndjekin traditën dhe të prodhojnë verë nga disa varietete endemike të rrushit vendas.

Sigurisht, vendit nuk mund t’i mungojnë muzetë apo sitet kulturore, por një nga më interesantet është një shtëpi guri e ndërtuar në vitin 1876, ku gjendet një nga koleksionet më të bukura historike të ishullit. Muzeu Bozcaada është i mbushur me më shumë se 15.000 fotografi, dokumente, harta, gravura dhe objekte që tregojnë historinë e gjatë të ishullit. Përveç qytetit që ofron shumë, turistët zgjedhin të pushojnë edhe në pjesë më të largëta të ishullit. Të tilla janë shtëpitë e pushimit Sunset Houses, të vendosura në një majë të lartë kodre, nga ku mund të shihet deti dhe luginat magjepsëse të ishullit unik të Egjeut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE