Albin Kurti: Problemi i serbëve jo me qeverinë, por me shkelësit e ligjit!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albin Kurti: Problemi i serbëve jo me qeverinë, por me shkelësit e ligjit!

Për kryeministrin Albin Kurti, serbët në veri të Kosovës nuk kanë problem vendimet e qeverisë sa i përket targave, por “kërcënimet nga ata që e kanë problem ligjin”. Sot në mbledhje qeverie, Kurti deklaroi se “mungesa e sundimit të ligjit është kërcënim i veçantë për qytetarët serbë në katër komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç e Mitrovicë e Veriut”.

Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilët i pengojnë ligjshmëria e kushtetutshmëria, lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit në vendin tonë.

Javët e fundit, autoritetet në Kosovë raportuan disa incidente në veri e që kryesisht kishin shënjestër serbët që kanë riregjistruar makinat me targat RKS, duke zëvendësuar ato serbe. Tensionet në veri janë rritur edhe më shumë në fillim të këtij muaji, pasi Qeveria nisi zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave. Kurti vuri në dukje se “sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes”.

Ne duam sundim të ligjit sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje, është detyrim. Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë. Me këtë kërcënim po ballafaqohen më së shumti bashkëqytetarët tanë në katër komunat në veri tonë. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga banda dhe individë kriminalë janë vetë dëshmia se çfarë prodhon vetë mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen në to.

Kurti informoi se deri mëngjesin e sotëm, autoritetet kanë dhënë 1 mijë e 12 vërejtje për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia. Sipas tij, dhënia e qortimeve u bë pa incidente. Më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë e që ka mbështetjen e Beogradit, njoftoi se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe qeveria e Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE