Mes mandatit dhe moderimit, Ori Nebiaj ‘rrëfehet’ në Përputhen: Më dridhen gjunjët

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes mandatit dhe moderimit, Ori Nebiaj ‘rrëfehet’ në Përputhen: Më dridhen gjunjët

Emri më i përfolur për të zënë vendin e Grida Dumës pas dorëheqjes nga mandati i deputetes është moderatorja e Përputhen Ori Nebijaj.

Pas zhurmës së madhe që ka krijuar në media, sot Ori Nebijaj ka treguar se si po e përjeton të gjithë këtë.

Ajo është shprehur sot në Përputhen, se ende është e dyjëzuar dhe ende i dridhen gjunjët.

“Me thënë të drejtën më dridhen gjunjët. Më dridhen gjunjët për gjithë përgjegjësinë e çdo vote që peshon sot mbi mua më shumë se kurrë, për të gjithë ata që zgjodhën të më votojnë edhe e gjithë analiza dhe i gjithë stërmundimi  që kam është vetëm në lidhje me këtë gjë.

Si duket të gjitha përmendjet që i janë bërë këtij emisionin në arenën e Kuvendit sikur thërritën njëra-tjetrën në energji.

Unë edhe tani që ti e thua jam ende e nxehtë në përjetimin sinqerisht dhe akoma nuk arrij ta ndaj. E para njëherë mendova që kur kandidova mendova se kisha një mision që përfaqësoj në një farë mënyre dhe doja të isha në parlament për të gjithë ata që zgjodhën të më votonin. Doja të isha në parlamnet për të qenë unë një e re që tenton të thotë fjalën e saj në të mire të gjithëve duke u nisur nga secili prej nesh”, tha Nebijaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE