Nesër protesta e PD, Berisha tregon detajet e organizimit

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha sulmon ambasadorët: Gënjejnë qeveritë e tyre për të mbuluar mazhorancën

Në prag të protestës së dytë kombëtare të thirrur nga opozita skenarët e protestës po mbahen sekret nga organizatorët.

Sali Berisha zgjodhi të mos zbulojë shumë nga strategjia e opozitës, por paralajmëroi se të shtunën qytetarët nuk janë ftuar vetëm për një xhiro në bulevard.

BERISHA: Detyrat janë të ndara , unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët e mi skenarin, të tjerët hymin , por do ketë risi. Populli opozitar është kundër kësaj qeverie dhe do përdorë të gjitha metodat e kësaj mosbindjes civile dhe do shpallë moton në këtë protestë. Kërpudha nuk është problem, Rama është kërpudha më toksike e planetit.

Policia ka dhënë vetëm dy orë leje për të protestuar, por Sali Berisha la të kuptohet se ka plane të tjera për kohëzgjatjen e tubimit.

BERISHA: Policia mos të provokojë popullin opozitar, protesta do të zgjasë sa të dojë populli opozitar, mjerë kush prek protestuesit.

Ketë herë Ilir Meta dhe Sali Berisha do jenë bashkë. Në protestë janë ftuar edhe socialistët e zhgënjyer, por poshtë zyrës së Edi Ramës nuk ka vend vetëm për një person.

BERISHA: Të gjithë janë ftuar në protestë veç Lulzim Bashës, ai duhet të sqarojë akuzën e tij, hetimi vijon , nëse i takon të hyjë brenda ose të shpallet i penduar i drejtësisë.

Protesta e 12 nëntorit konsiderohet një test për drejtuesit e opozitës, të cilët duhet të tejkalojnë pjesëmarrjen e tubimit të mbajtur në vapën e 7 korrikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE