Sapo blini rroba të reja i vishni menjëherë pa i larë?! Hiqni dorë nga ky zakon…

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sapo blini rroba të reja i vishni menjëherë pa i larë?! Hiqni dorë nga ky zakon…

Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale. Megjithatë, sipas një eksperteje të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është një veprim i mirë, pasi kështu ju bëni të mundur që mikrobet dhe bakteret e njerëzve të tjerë të prekin trupin tuaj.

Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë ato ju rrezikon nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë tek blerësit. Hogue shpjegoi se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën.

Duhet t’i lani gjithmonë rrobat para se t’i vishni. Shumica e kimikateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën.

Lara Hogue zbuloi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohen me substanca kimike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE