Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase!

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase!

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyri në zgjedhjet amerikane. Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse, shkruan REL.

Kjo u bë e ditur të premten, më 11 nëntor, nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Misllososki dhe Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN.

“Jo vetëm narko-mafiozët e njohur Sedat Peker dhe Jovan Vukotiç kanë marrë shtetësi maqedonase. Lista e atyre që kanë paguar ‘taksa më të shtrenjta’ tek Oliveri (Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme) është më e gjatë. Politikani i arratisur ukrainas nën sanksione amerikane, merr shtetësi maqedonase”, ka shkruar Milloshkoski në Facebook.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, por edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Në mbledhjen e qeverisë, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE