SKANDAL në Policinë e Shtetit? Drejtori kapet në flagrancë duke fshirë të dhëna në sistemin TIMS, ngrihet në këmbë SHISH

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SKANDAL në Policinë e Shtetit? Drejtori kapet në flagrancë duke fshirë të dhëna në sistemin TIMS, ngrihet në këmbë SHISH

Eksperti i Kriminalitikës Ervin Karamuço ka bërë ditën e sotme një postimë në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka publikuar një skandal në radhët e Policisë së Shtetit.

Karamuço shkruan se një drejtor i rëndësishëm në një depratament në Policinë e Shtetit, me gradë “Drejtues i Lartë” së fundmi është kapur në flagrancë duke shakrkuar dhe fshirë të dhënat në sistemin policer TIMS.

Sipas Karamuços, ky drejtor identitetit i të cilit edne nuk bëhet me dije aktualisht është pezulluar nga puna por ende nuk është arrestuar.

Ndër të tjera shtohet se për këtë ngjarje të rëndë janë ngritur në këmbë një sërë institucionesh përfshi këtu edhe SHISH.

Postim i plotë:

“Një Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit, me gradën “Drejtues i Lartë”, emëruar së fundi me porosi të veçantë dhe pa shkollë policore, ish punonjës i AKSHI i ikur me dorëheqje pas rrjedhjes së të dhënave, dyshohet se u kap në flagrancë nga vartësit e tij, duke shkarkuar dhe fshirë të dhëna në sistemin policor TIMS.
Aktualisht është pezulluar nga detyra dhe çuditërisht nuk është arrestuar akoma. Ndërkohë alarmi për këtë rast ka ngritur në këmbë një sërë institucionesh, përfshirë edhe SHISH…
Hetimet që po kryhen janë komplekse dhe dyhet të synojnë ti japin përgjigje pyetjeve se për llogari të kujt po vidhte të dhëna ky zyrtar dhe me porosi të kujt ishte katapultuar aq lart në polici….”-shkruan Ervin Karamuço.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50155 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE