U plagos me thikë sepse pushoi nga puna IT-në e Bashkisë Divjakë, detaje nga plagosja e Kokoneshit

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U plagos me thikë sepse pushoi nga puna IT-në e Bashkisë Divjakë, detaje nga plagosja e Kokoneshit

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen me thikë të kryetarit të bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Gazmir Bulllari.

Raportohet se autori Orgest Xhelili plagosi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij, pasi kryebashkiaku e kishte pushuar nga puna.
Xhelili punonte si IT në Bashkinë Divjakë.

Debati mes Xhelilit dhe Kokoneshit mëngjesin e sotëm ka degraduar deri në atë pikë sa Oregest Xhelili e ka qëlluar me thikë Kryetarin e Bashkisë Divjakë, Kokoneshin.

Si pasojë e konfliktit me thikë është plagosur në bark edhe shoferi i Fredi Kokoneshit, Gazment Bullari.

Ndërkohë në spitalin e Lushnjës, ka mbërritur kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka vizituar të plagosurit. Sipas Ballës Kokoneshi është jashtë rrezikut për jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49199 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE