“Po të mos isha me Kiarën…”, Luiz Ejlli habit me deklaratën e tij!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po të mos isha me Kiarën…”, Luiz Ejlli habit me deklaratën e tij!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Një ndër profilet e Instagramit, që mbështet Luizin, ka publikuar një vidoe, ku shihet një nënë teksa përkedhel televizorin, në të cilin ishte Luizi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV. Në këtë postim Luizi ka komentuar dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku shprehet se nëse nuk do ihste Kiara do ishte edhe në “BBV3”.

Duke parë si dhe sa më donin kur isha aty, po të mos isha me Kiarën, do merrja prapë pjesë tek “BBV 3″ sepse brenda ishte më e thjeshtë se sa tani jashtë…

Ditën e djeshme, Luizi ka postuar një video të bukur ku shfaqet së bashku me nënën e tij. Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE