Rudina Hajdari në protestë, përlotet kur kujton të atin

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rudina Hajdari në protestë, përlotet kur kujton të atin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është përlotur teksa mbante fjalën në foltoren e protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Sipas Hajdarit, kjo protestë i kujton asaj të atin, Azemin, për të cilin tha se kishte mision ta kthente Shqipërinë në një vend shprese.

“Le të çlirohemi nga kthetrat e miliarderëve në pushtet. Sa prej jush i kanë fëmijët në emigrim. Ngrini duart. E shikoni sa veta jemi bashkë në shesh që fëmijët tanë nuk i kemi këtu. Nuk mund të begatojë asnjë vend kur rinia largohet. Si mundet një familje që nuk ia del të paguajë faturat të rrijë në këtë vend kur nuk ushqehet dot. Në këtë vend ka ende fëmijë që nuk e kanë parë detin. Sot një studentë nuk siguron dot as ushqimin dhe as qiranë. Si mund të jetë në paqe një pensionist që nuk mund të marrë as ilaçet. Familjet shqiptare nuk kanë paqe. Duhet të sigurohemi që as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe”, u shpreh Hajdari.

Në përfundim të fjalimit të saj në protestën e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari u emocionua teksa përmendi babanë e saj. Ajo tha se ai kishte vetëm një mision për Shqipërinë e ajo do të luftojë për ta përmbushur.

“Unë jam Rudina Hajdari, sot të flas këtu është një privilegj i madh, së pari në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur sot këtu më kujtoni Azem Hajdarin. Azemi kishte vetëm një mision, që ta kthente Shqipërinë në vend të begatë dhe ju më mbushni mua me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë që kjo ëndrra e tij të bëhet realitet. Ju përqafoj, ju dua shumë të gjithëve! Fitore, fitore dhe vetëm fitore!” tha Rudina Hajdari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE