Ukrainasit rimorën Kievin, Uashingtoni: Fitore e jashtëzakonshme!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukrainasit rimorën Kievin, Uashingtoni: Fitore e jashtëzakonshme!

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin si “fitore të jashtëzakonshme” rimarrjen e qytetit Kherson nga forcat ukrainase duke detyruar tërheqjen e rusëve. Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, i cili udhëtonte në samitin e ASEAN-it në Kamboxhia, me presidentin Joe Biden, komentoi:

Duket se ukrainasit sapo kanë marrë një fitore të jashtëzakonshme. I vetmi kryeqytet rajonal që Rusia mori në këtë luftë tani është kthyer nën flamurin ukrainas, gjë që është e jashtëzakonshme.

Ukraina rimori qytetin e Khersonit dhe presidenti Volodymyr Zelensky, u shpreh:

Ditë historike! Ne po rimarrim jugun e vendit, po rimarrim Khersonin. Forcat speciale tashmë janë në qytet.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se “Ukraina po fiton betejat në terren, por lufta vazhdon”. Gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin australian, Anthony Albanese deklaroi:

Për aq kohë sa lufta vazhdon dhe ne shohim Rusinë duke mobilizuar më shumë rekrutë e duke sjellë më shumë armë në Ukrainë, sigurisht që do të vazhdojmë të llogarisim edhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Me këtë fitore, raportohet se flamujt ukrainas po valviten “në masë dhe kudo”, në vazhdën e tërheqjes së Rusisë nga Kherson, një nga katër rajonet e Ukrainës, që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në muajin shtator.

Për Moskën, ky është një tjetër poshtërim, pas një vargu humbjesh në fushëbetejë e pengesash të tjera. Khersoni me një popullsi prej 280 mijë banorësh paraluftës është i vetmi kryeqytet rajonal që u kap nga forcat ruse. Qyteti dhe zonat përreth ranë në duart e Moskës në ditët e para të pushtimit.

Humbja e tij ishte goditje e madhe për Ukrainën për shkak të vendndodhjes në lumin Dnieper pranë grykëderdhjes së Detit të Zi e rolit të qytetit si një qendër e madhe industriale. Prej atëherë, luftëtarët e rezistencës ukrainase sfiduan trupat ruse për kontrollin e qytetit, me akte sabotazhi e vrasje të zyrtarëve të emëruar nga Moska.

Gjithashtu, Khersoni ndodhet në një pikë ku Ukraina mund të ndërpresë ujin e pijshëm nga lumi Dnieper në Krime. Kievi i bllokoi këto furnizime jetike pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë dhe Putin përmendi nevojën për t’i rikthyer, si një arsye pas vendimit të tij për të pushtuar Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49517 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE