Kaosi në seancën e shkuar plenare, PS kërkon përjashtimin e Berishës, Bardhit, Nokës dhe 3 deputetëve të tjerë!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi në seancën e shkuar plenare, PS kërkon përjashtimin e Berishës, Bardhit, Nokës dhe 3 deputetëve të tjerë!

Për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare në datën 4 dhjetor, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe 4 deputetëve Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hotit dhe Edi Palokës

Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë, ndërsa Flamur Noka i ndihmuar nga dy deputetet Vokshi e Hoti ndezi flakadanëve, njërin prej të cilëve e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Në kërkesën e PS për përjashtim evidentohet edhe fakti që Noka e Vokshi ndezën disa letra për t’u vënë flakën karrigeve, veprim për të cilin edhe policia ka bërë padi në SPAK.

Nëse këto deputetë përjashtohen në mbledhjen e orës 16:00 të Sekretariatit të Etikës, ata nuk do të mund të jenë në seancë ditën e nesërme kur votohet nen për nen buxheti.

“Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 04.12.2023. pengoi zhvillimin normal të saj duke mos lejuar që deputetë të caktuar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të mbanin fjalën e tyre, për shkak të situatës së krijuar. Këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës janë në shkelje të rëndë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Që në nisje të seancës deputetë të opozitës bllokuan foltoren duke vendosur karriget si barrikade para saj.

Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve deputeti Noka e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Edhe pse drejtuesja e seancës mori masë disiplinore ndaj deputetit, ai vijoi përsëri të cënojë mbarëvajtjen e seancës plenare. Situata agravoi edhe më tej në momentin kur deputeti Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë.

Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi i dhanë disa herë deputetit Flamur Noka flakadanë. Gjithashtu deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadanë ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore. Deputeti Gazmend Bardhi pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke shkaktuar rrëmujë në sallë dhe përdori fjalë fyese ndaj deputetëve të Partisë Socialiste gjatë fjalës së tyre. Gjithashtu deputeti Bardhi tentoi t’i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës, sjellje këto në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesë.

Emrat e deputetëve që PS-ja kërkon përjashtimin:

Sali Berisha

Gazment Bardhi

Flamur Noka

Edi Paloka

Elda Hoti

Albana Vokshi

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE