Mbyllen primaret, Luçiano Boçi kandidon në Elbasan, 7 kandidatë për Tiranën

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luçiano Boçi thërret mbledhjen e parë si kryetar grupi me deputetët e Berishës!

Është mbyllur procesi i regjistrimit për kandidatët e primareve të PD-së në të gjitha bashkitë. Luçiano Boçi, nënkryetari i PD njëkohësisht, deputet i Elbasanit ka vendosur që të futet në garë për primaret e bashkisë së Elbasanit.

Për Durrësin ka depozituar zyrtarisht dokumentacionet ish-deputeti i PD Igli Cara.

Disa ditë më parë një tjetër deputet i PD Zef Hila shpalli kandidaturën për bashkinë e Vaut të Dejës në primaret e PD.

Ndërkohë Hysni Sharra dhe Nada Daullja garojnë në Primaret e PD për bashkinë e Vlorës.

Gara më e fortë pritet të jetë në Tiranë, aty ku kandidojnë 7 demokratë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50986 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE