Përmbytje rekord në Spanjë, zjarrfikëset në ndihmë të njerëzve të bllokuar

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytje rekord në Spanjë, zjarrfikëset në ndihmë të njerëzve të bllokuar

Shumë njerëz u shpëtuan nga makinat e tyre të përmbytura në Valencia të Spanjës. Zjarrfikësve iu desh të shpëtonin njerzit që kishin mbetur të bllokuar në makina dhe shtëpi, pasi shiu i madh shkaktoi përmbytje.

Destinacioni popullor i pushimeve u përball me ndërpjerje të udhëtimeve, mbyllje të aeroportit dhe trenat u ndaluan përkohësisht.

Këtë vit reshjet e shumta dhe përmbytjet në Spanjë kanë arritur rekord, pasi është përballur me situata të papritura të motit të pasuara me dëme të shumta.

Një person ka humbur jetën si pasojë e stuhisë e përmbytjeve. Gjithashtu, stuhia bëri që aeroporti i Valencias të mbyllej e la mijëra pa energji elektrike.

Zona më e goditur deri më tani është rajoni i Valencias, ku disa qytete kanë filluar t’i ngjajnë Venecias pas reshjeve të rrëmbyeshme.

Sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET, stacioni i motit në aeroportin e Valencias regjistroi 66.1 litra shi për metër katror në vetëm një orë – reshjet më intensive të regjistruara për muajin nëntor dhe i treti më i rrëmbyeshëm në histori të regjistruar.

Shiu i rrëmbyeshëm shoqërohet me erëra të forta, breshër dhe rrufe.

Fillimisht, fluturimet për në aeroportin e Valencias u shtynë për shkak të përmbytjeve, por shërbimi i aeroportit të Spanjës më vonë njoftoi se pista e saj është bërë “jo funksionale” për shkak të një goditje rrufeje.

Në Tarragona të Katalonjës, stuhia ka lënë pa energji rreth 6600 banorë.

Përmbytje janë raportuar edhe në zona më qendrore të Spanjës si Avila.

Ky është një tjetër ngjarje rekord e motit në Spanjë këtë vit, e cila pa verën më të nxehtë dhe tetorin më të nxehtë në histori.

Lajm në përditësim….

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE