Lindsay Lohan rikthehet në ekran më magjishëm se kurrë me një film për festat e fundvitit!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lindsay Lohan rikthehet në ekran më magjishëm se kurrë me një film për festat e fundvitit!

Filmi i parë i Krishtlindjeve për këtë vit është shfaqur në Netflix dhe aktorja amerikane Lindsay Lohan, është në rolin kryesor. Komedia romantike “Falling for Christmas” shënon edhe rikthimin e 36-vjeçares në ekran. Ngjarja ka të bëjë me një trashëgimtare të llastuar të hotelit, e sapofejuar, e cila pëson një aksident gjatë skijimit. Në këtë proces, ajo humb kujtesën dhe e gjen veten nën kujdesin e pronarit të pashëm të vilës dhe vajzës së tij në ditët para Krishtlindjeve.

Filmi po ngjitet dalëngadalë në trendin e Netflix, megjithatë ka një vlerësim prej 5.6 në IMDb, ndërsa krahas Lindsay-t, në këtë film luajnë Chord Overstreet dhe Jack Wagner. Rikujtojmë, se Lohan është e njohur për rolet kryesore në ribërjet hit të filmave “The Parent Trap” dhe “Freaky Friday”, si dhe për komedinë adoleshente “Mean Girls” nga viti 2004.

Emri i saj është shoqëruar nga skandale të shumta, ndërsa në media kanë qarkulluar lajme lidhur me festat e saja të shthurura me trashëgimtaren Paris Hilton si dhe raportet e këqija me nënën. Sa i përket rikthimit në aktrim, aktorja u shpreh se:

Është një pjesë e imja. Të bësh filma, të luaj një personazh. Më sjell kaq shumë gëzim të jem në gjendje të ndaj një histori me njerëzit. Të marrësh njerëzit në atë udhëtim me mua është një bekim.

Ndërkaq, së fundmi Lindsay ka reaguar për vdekjen tragjike të ish-partnerit të saj, Aaron Carter. Në një intervistë të veçantë për ‘Access Hollywood’, Lohan tregoi se ajo ka shumë kujtime nga koha e lidhjes së saj me Carter në fillim të viteve 2000. Gjatë një interviste të vitit 2005 me “The Big Idea with Donny Deutsch” të CNBC, Carter shpjegoi se si ndjenjat e tij për Duff, krijuan një dinamikë të ndërlikuar që përfshinte Lohan, e cila sipas tij i kishte ‘thyer’ zemrën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE