Aksident me dy të plagosur në Fier-Seman nga përplasja e dy makinave!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me dy të plagosur në Fier-Seman nga përplasja e dy makinave!

Aksident rrugor në aksin Fier-Seman, me pasojë dy të plagosur nga përplasja e dy makinave. Të lënduar mbetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, si edhe pasagjerja që udhëtonte në mjetin tjetër e që nga policia u përcaktua si një makinë tip “Benz”. Të plagosurit e moshës 56-vjeç u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve për trajtim mjekësor. Nga grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Rreth orës 10:50, në aksin rrugor Fier-Seman, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kohët e fundit po bie në sy fakti se rruga që lidh qytetin e Fierit me bregdetin, si edhe mbi 10 fshatra të zonës është kthyer në një burim aksidentesh, ndonëse për fat të mirë, asnjë prej tyre me pasoja tragjike. Janë raportuar të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE