‘Unë do i bie, do e thyej në mes’, Meta: Ma sillni Ramën në studio

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Unë do i bie, do e thyej në mes’, Meta: Ma sillni Ramën në studio

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një përballje televizive për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta tha se Ramën mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumenta aferat korruptive.

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumenta”, theksoi ai.

Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.

Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE