BE e gatshme për një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel: Të sillen si evropianë!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE e gatshme për një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel: Të sillen si evropianë!

Bashkimi Evropian është i gatshëm që të mirëpresë në takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ku shtoi se liderët duhet të takohen për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri.

Ne mbetemi të përkushtuar që të mirëpresim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Bruksel, për një takim në nivelin më të lartë, sapo të jenë gati të tregojnë sjellje evropiane dhe vullnet për të kërkuar një zgjidhje evropiane për problemet reciproke”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë urgjentisht me dialogun për të gjetur një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS.

Paralajmërimin, Borrell e dha pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Borell tha se kjo është kriza më e madhe që nga viti 2013, teksa shtoi se situata është vërtet dramatike dhe se duhet gjetur një zgjidhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE