Ju prezantojmë me 10 nga qytetet më të qëndrueshme në botë për vitin 2022!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me 10 nga qytetet më të qëndrueshme në botë për vitin 2022!

Si çdo vit, ”Global Destinations Sustainability Index” rendit 30 qytetet më të qëndrueshme në botë. Është marrë në konsideratë performanca mjedisore e vendit, nga emetimet e CO2 deri te ndotja e ajrit, por edhe ato sociale dhe menaxheriale, si korrupsioni politik dhe papunësia e destinacionit. Kjo sepse qëndrueshmëria nuk ka të bëjë vetëm me mjedisin, por është gjithashtu thelbësore një shoqëri dhe sistem politik i shëndetshëm.

Indeksi GSD është një program për përmirësimin e performancës, i cili synon ta bëjë turizmin botëror më të qëndrueshëm. Si zakonisht, vendet e Evropës Veriore dominojnë në renditjen e indeksit GDS. 10 destinacionet kryesore të këtij viti, së bashku me rezultatin e tyre të qëndrueshmërisë janë Goteborg, Suedi (93%), Bergen, Norvegji (88%), Kopenhagen, Danimarkë (87%), Aalborg, Danimarkë (86%), Bordo, Francë (85%), Glasgow, Mbretëri e Bashkuar (84%), Stokholm, Suedi (84%), Belfast, Mbretëri e Bashkuar (84%), Aarhus, Danimarkë (84%), Oslo, Norvegji (83%).

Rikujtojmë, se sipas një raporti të përvitshëm të “The Economist”, kryeqyteti austriak, Vjena, kryeson sërish në raportin e qyteteve ku jetohet më mirë në botë. Vjena ia rrëmbeu vendin e parë qytetit të Zelandës së Re, Auckland, i cili zbriti në vendin e 34, për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit, sipas raportit të Njësisë së Inteligjencës së “The Economist”.

Ndërkaq, në Svalbard në Norvegji, ka një fshat ku atmosfera është jashtëzakonisht e pastër, Wi-Fi është i ndaluar dhe të gjitha ndërtesat zhbllokohen në rast se duhet të fshihesh nga arinjtë polarë, por siç zbuloi gazetarja Anna Filipova për BBC News, ndryshime të mëdha janë në ajër.

Sjellim në vëmendje se Parisi dhe Mynihu janë qytetet me pasuritë e patundshme më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit ‘Deloitte’. Blerësit e një banese të re në Mynih është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katrorë. Vetëm Parisi ka qenë më i shtrenjtë me 13.462 euro për metër katrorë. Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira me rreth 8.400 euro në muaj. Në anën tjetër, qytetet bullgare Varna dhe Burgas në Detin e Zi, kanë pasur banesa të reja me një mesatare prej rreth 900 eurove për metër katrorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE