Aleksei Navalny prehet në Moskë!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aleksei Navalny prehet në Moskë!

Me lule në duar dhe të rrethuar nga forcat e sigurisë, qytetarë të shumtë u mblodhën në rrugët pranë Kishës “Ikona e Nënës dhe Zotit” e varrezës Borisovskoye në Moskë për funeralin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili u përcoll për në banesën e fundit. Babai Anatoliy dhe nëna Lyudmila ishin aty, por nuk bënë ndonjë deklaratë publike.

Bashkëpunëtori i Navalny-t, Ivan Zhdanov i nxiti njerëzit të ecin në këmbë nga kisha deri te varri, rreth 30 minuta më larg. Disa persona janë dëgjuar duke bërtitur jashtë kishës “Ekzekutues”, “Rusia do të jetë e lirë”, “Jo luftës”.

Të tjerë në lot u shprehën se nuk do ta harrojnë. Ceremonia fetare u mbajt te kisha në qarkun Marjino, ku Navalny ka jetuar për disa kohë, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh. Diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorët e Shteteve të Bashkura, Gjermanisë, Francës shkuan në kishë për homazhe.

Ata ishin veshur me të zeza dhe mbanin trëndafila në duar. Në rrugën drejt kishës ishin vendosur shumë gardhe metalike. Pati raportime që të paktën 40 makina të policisë ishin parkuar pranë kishës mëngjesin e sotëm.

Yarmysh pati thënë se për ata që nuk mund të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dha një paralajmërim përmes gazetarëve se çdo organizim i paligjshëm do të konsiderohet shkelje e ligjit, një lloj kërcënimi që policia do të ndërhynte shpejt nëse duhej të merrej me turmat.

Kremlini nuk e konsideron Navalny-n si politikan dhe nuk ka asgjë për të thënë për familjen e Navalny-t. Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë dërguar lule nëpër qytet për të përkujtuar Navalny-n.

Ivan Pavlov, avokat i njohur rus për të drejtat e njeriut, i cili është larguar nga Rusia pati thënë se autoritetet ruse do ta konsideronin funeralin si “organizim masiv të padëshirueshëm” dhe do të tentonin ta kufizonin sa më shumë numrin e pjesëmarrësve.

Jam i sigurt që do të ketë kordone policore dhe vëzhgim me video prej të gjitha anëve. Si masë parandaluese, ata do t’i marrin në pyetje aktivistët nëpër stacione policore apo do t’i vizitojnë nëpër shtëpi për t’iu dhënë paralajmërime. E kemi parë tashmë këtë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE