Nuk dua të flas sepse më dhemb shumë/ Si asnjëherë më parë Dj PM bën rrëfimin prekës

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk dua të flas sepse më dhemb shumë/ Si asnjëherë më parë Dj PM bën rrëfimin prekës

Kohët e fundit  DJ Pm është  një nga personazhet më të pëlqyera shqiptare.

Dj i njohur që njihet për natyrën e tij super energjike dhe pa komplekse së fundmi ishte i ftuar në 8a8 ku së bashku me Dj Dagz bën një nga rrëfimet më të ndjera për jetën dhe karrierën e tyre.

Mes tjerash PM zbuloi se ai kishte ëndërr të bëhej futbollist fushë, të cilën e la për shkak të kushteve ekonomike. Dj Dagz zbuloi se PM ishte super i talentuar në futboll, gjë që e aprovoi edhe vet Pajtimi duke thënë se kjo i dhemb shumë.

“Nuk dua të flas edhe shumë për këtë pjesë sepse më dhemb shumë”, tha ai. Sot ai së bashku me Dagz janë dyshja padyshim ndër më të suksesshmit në muzikë.

Jeta e tij private shkon shumë mirë me blogeren e njohur Sarah Berisha, ajo postoi në story  në Instagram ku tregon dorën me një unazë, krahas së cilës shkruan: “Ajo tha po.”

 
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE