Rusia i ndalon hyrjen në vend kryeministrit të Irlandës!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia i ndalon hyrjen në vend kryeministrit të Irlandës!

Ministria e Jashtme e Ruse ka deklaruar se ka ndaluar hyrjen e më shumë se 50 politikanëve irlandezë, përfshirë edhe kryeministrin irlandez, Micheal Martin, për shkak të sanksioneve të Perëndimit.

Gjithashtu, edhe zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave, janë në mesin e të sanksionuarve, raporton The Guardian.

“Duke vepruar sipas urdhrave të Brukselit, Irlanda po kryen një fushatë propagandistike agresive anti-ruse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Kjo lëvizje e Rusisë vjen pas paralajmërimit të Perëndimit për aksione të reja ndaj saj. Kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e nëntë Rusia është tërhequr nga Kherson por ka intensfikuar sulmet në Kiev duke lënë pa energji rreth 7 milionë banorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE