Aktorja e njohur Denise Richards dhe bashkëshorti i saj shohin tmerr me sy, përfshihen në një incident të pazakontë!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Denise Richards dhe bashkëshorti i saj shohin tmerr me sy, përfshihen në një incident të pazakontë!

Së fundmi aktorja amerikane, Denise Richards, ka përjetuar një përvojë të tmerrshme, kur së bashku me bashkëshortin e saj, Aaron Phypers, u gjendën në mes të të shtënave rrugës për në studion televizive. Gjatë incidentit të ndodhur në Los Angeles, plumbat janë qëlluar në drejtim të automjetit të tyre, por për fat çifti ka shpëtuar pa u lënduar.

Phypers ishte duke e çuar aktoren në një kinostudio kur një shofer i paduruar pas tyre u mërzit për parkimin. Sipas TMZ, bashkëshorti i Richards e la të kalonte shoferin nervoz, por ai vazhdoi t’i bërtiste pasi nuk mund të gjente menjëherë një vend parkimi. Pikërisht, atëherë dyshohet se shoferi hapi zjarr ndaj makinës së çiftit, duke qëlluar me plumba në pjesën e pasme të saj.

Edhe pse askush nuk u lëndua fizikisht, mediat raportuan se Denise ishte shumë e mërzitur dhe qante në mënyrë histerike pasi mbërriti në sheshxhirimin e filmit të saj të ri. Pavarësisht kësaj, ajo ka qëndruar në punë për 12 orë, ndërsa burri i saj ka qëndruar me të gjatë gjithë kohës. Pasi mbaruan xhirimet, një nga oficerët e shoqëroi çiftin për në autostradë, nga ku u kthyen në shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50229 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE