86 deputetë të PE, letër Von Der Leyen: Hiqni tarifat Roaming me Ballkanin Perëndimor!

vovalbania November 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
86 deputetë të PE, letër Von Der Leyen: Hiqni tarifat Roaming me Ballkanin Perëndimor!

Pas zerimit ta tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit, pritet që në periudhat në vazhdim, përdoruesit e telefonisë celulare në këtë rajon të shpenzojnë më pak edhe kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Vendet e BE-së po e shohin pozitivisht nismën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në lidhje me uljen e tarifave Roaming me shtetet e Ballkanit, madje për këtë ka edhe një kalendar të mirëfilltë pune, për të cilin foli Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu gjatë punimeve të Samitit të Berlinit në tetorin e shkuar.

Në këtë kontekst, 86 deputetë të Grupit të Partive Popullore Europiane i janë drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke i kërkuar heqjen e tarifave Roaming për rajonin tonë duke e cilësuar Ballkanin Perëndimor si një aleat të denjë dhe të besueshëm të Bashkimit Europian, i cili duhet mbëshetur.

It is imperative to gather all those who share our values under one roof.

The Western Balkan states have proven that they are reliable EU partners.

On an initiative by @AngelikaWinzig, 86 MEPs signed a letter to end #roaming surcharges for the #WesternBalkans.

👇 pic.twitter.com/0mtg3eM7yF

— EPP Group (@EPPGroup) November 16, 2022

Pasi vlerësojnë mbështetjen për Ukrainën, gjë të cilën vetë Von Der Leyen e theksoi në fjalimin e saj në shtator, deputetët në fjalë kërkojnë prej saj një vëmendje të shtuar edhe për një tjetër rajon në Europë, siç është Ballkani Perëndimor.

“Një hap i rendësishëm në drejtim të mbështetjes së këtij rajoni do të ishte heqja e barrierave të komunikimit mes tyre dhe vendeve të BE-së duke hequr tarifat Roaming”, shkruajnë deputetët në letër.

“Është koha të veprojmë tani! Ne, përfaqësues të qytetarëve te BE-së kërkojmë hartimin e një strategjie të mirëfilltë për afrimin e qytetarëve te Ballkanit Perëndimor me shtetet tona”, përfundojnë ata.

Heqja e tarifave Roaming mes shteteve të Ballkanit dhe BE-së është një nismë e RCC-së dhe pritet që të jetë edhe në vëmendje të Samitit që do të zhvillohet më datë 6 dhjetor në Tiranë ku do të marrin pjesë krerët e vendeve të Bashkimit Europian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE