Good Vibes, Good Life: How Self-Love Is the Key to Unlocking Your Greatness nga Vex King. Kritikë.
Empatik dhe dinamik, ylli i Instagramit Vex King [për]mbledh mësimet e tij të vetë-dashurisë dhe pozitivitetit, ato që e ndihmuan shumë në jetën e tij, si mësime për lexuesin që do të ndryshojë jetën e tij se brendshmi. Sipas tij, asgjë nuk është e pamundur, çdo përgjigje e kemi brenda nesh, dhe ky libër ka çelsat për t’i marrë.
Libri best-seller i Sunday Times (non-fiction) në 2001, nga një personazh shumë ndikues në rrjetet sociale – Vex King do t’ju mësojë ta doni më shumë veten, e do t’ju japë mësime si të manivestoni pozitivitet e të udhëhiqni një jetë më të mirë se kjo që po jetoni.
Pasi kaloi momente të vështira në jetën e tij Vex u bë frymëzim për miliona njerëz të cilët e ndiqnin në faqen e tij popullore në instagram. Përmes përvojës së tij, King do të mundohet të japë përgjigje pyetjeve të mundimshme që shumë prej nesh mund t’i kenë, duke jetuar në një kohë të ndërlikuar.
Disa nga temat kryesore të librit janë:
– Praktiko kujdesin për veten mbi të gjitha dhe të gjithë, është e vetmja mënyrë për t’i ikur toksicitetit.
– Kultivo zokone pozitive që përfishjne vetëdijësimin dhe meditimin.
– Ndrysho besimet, parimet dhe mëndësinë tënde për të mos qënë i mbyllur ndaj ndryshimeve në jetën tënde.
– Manifestimi
– Ndiq frymën e universit për të tejkaluar frikën.
– Gjej qëllimet e tua dhe mënyrën për t’i arritur ato.
– Bëhu një dritë për të tjerët.
Vex King kërkon të udhëzojë lexuesin përmes këtij libri për të ndryshuar mënyrat si mendon, ndjen, flet apo vepron duke ndryshuar kësisoj shoqërinë dhe botën. Libri i parë i autorit Vex King, njëkohësisht një nga influencerat më të njohur në rrjetet sociale në glob (person me ndikim në botën virtuale) “Good Vibes, Good Life” – Si dashuria për veten është çelësi për të ç’kyçur madhështinë tënde, është një libër që duhet ta lexoni nëse jeni në grupin e atyre njerzve që lexoni letërsi të tillë.
Qëllimi i King, nisur nga shembuj konkret, të provuar në lëkurë është të edukojë publikun përmes vetdijësimit, manisfestimit dhe meditimit se dashuria për veten është [mbase] e vetmja mënyrë për të udhëhequr jetë më të mira dhe më të frutshme. Gjithçka fillon nga dashuria për veten, ikja nga toksiciteti që na rrethon duke e shmangur atë me çdo kusht pavarësisht se ngandonjëherë mund të vijë edhe nga njerëzit më të afërt, nga ata që i kemi zgjedhur ose që na kanë rënë në jetë. Pas këtij libri që shiti mbi 1 milionë kopje në të gjithë botën, Vex botoi edhe “Healing is the Inner High”. Librat e tij janë të thjeshtë e të kuptueshëm, mjafton që të jeni të hapur ndaj këtij (këtyre) këndvështrimeve. Lexuesit e tij janë shumë të lumtur me efektin që rreshtat e King kanë patur në jetët e tyre – edhe pse racionalëve cinik mund t’u duken mëndjet e tyre si të sëmura nga fryma e një lloj kulti.
Ja disa nga pikat kryesore të këtij libri: