Përfundon konkurrimin në “Dancing With The Stars” Deborah Keçi!

vovalbania November 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon konkurrimin në “Dancing With The Stars” Deborah Keçi!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars”, show-n magjik të kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë.

“Dancing With The Stars” është një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese. Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, mbrëmja e djeshme përfundoi me një të eliminuar. Ishte Deborah Keçi dhe balerini profesionit Niko Spiro që e lanë spektaklin pas një përballje në kërcim me Julka Gramon dhe Silvester Shuta. Në fund të konkurrimit, Deborah u shpreh:

Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Faleminderit për ftesën në radhë të parë. Nuk e kam menduar asnjëherë që do të kërceja në një skenë të tillë, aq më tepër që të shkoja deri tek java e shtatë. Faleminderit produksionit për punën e jshtëzakonshme, jurisë, të gjithë konkurrentëve. Faleminderit Nikos që ka qenë me mua gjatë gjithë kohës.

Java që vjen gjithashtu premton shumë emocione. E premtja e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet valleve më të bukura të trevave shqipfolëse. E konceptuar si një festë e madhe, spektakli i kërcimit do t’i dedikohet folklorit dhe traditës popullore shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE