Publikohet formacioni zyrtar ndaj Armenisë, Reja u beson sërish dy futbollistëve të Superiores!

vovalbania November 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miqësorja me Italinë, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve!

Trajneri Edi Reja ndan mendjen për formacionin me të cilin do të përballet në miqësoren ndaj Armenisë, sfidë që do të jetë e fundit për kuqezinjtë në këtë vit kalendarik.

Pas një viti të komplikuar, ku nuk kanë marrë ende asnjë fitore, të besuarit e Edi Rejës do të provojnë të gjejnë suksesin e parë, teksa trajneri u ka besuar nga minuta e parë emrave si Hadroj, Adrian Bajrami, Asllani, Çokaj Muçi e Skuka.

Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 2 mijë bileta në total.

Çmimet për një biletë fillojnë nga 700 lekë të rinj deri në 12 mijë lekë të rinj.

Vlen të theksohet se miqësorja Shqipëri-Armeni, do të luhet sot në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE