Moti i keq, ja si paraqitet situata në vend orët e fundit!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, ja si paraqitet situata në vend orët e fundit!

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, Policia e Shtetit ka sqaruar si është situata në akset rrugore të vendit.

-Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.

-Në qarkun Durrës, segmenti Thumanë – Rinas, ka prezencë uji, qarkullimi vijon normal.

-Autostrada Durrës – Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale.  Unaza Shkozet – Plepa – Shkëmbi i Kavajës – Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada “Royal Gaz”- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.

-Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale   në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë – Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë.

-Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.

-Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash – Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe – Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor.

-Në qarqet  Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë,  Kukës e Dibër, aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, në të gjitha akset rrugore të këtyre qarqeve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE