Stuhitë po zbresin nga veriu, zonat ku nuk do të ndalet shiu përgjatë të gjithë ditës

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shi dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Territori Shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit. Më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE