Messi: Ky është Botërori im i fundit, dua të realizoj ëndrrën time të madhe!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Messi: Ky është Botërori im i fundit, dua të realizoj ëndrrën time të madhe!

Duke folur përpara ndeshjes së parë të Argjentinës në Kupën e Botës 2022 kundër Arabisë Saudite, Lionel Messi ka pranuar se do të përpiqet ta përmbushë ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës.

Ish-kapiteni i Barcelonës fitoi trofeun e tij të parë të madh me Argjentinën vitin e kaluar, kur ai i udhëhoqi ata në triumfin e Copa America 2021.

Dhe, tani, duke shkuar në Kupën e Botës për herë të pestë në karrierë, ai pranon se do të jetë e fundit e tij dhe synon të përmbushë ëndrrën më të madhe.

“Ky Botëror është i veçantë për mua sepse është i fundit. Do të përpiqem të përmbush ëndrrën time të madhe”, tha superylli i PSG-së në konferencën për shtyp para ndeshjes, raporton KosovaPress.

Ai më tutje shtoi se ndihet shumë mirë fizikisht dhe se është gati për ta ndihmuar vendin e tij.

Messi ishte afër fitimit të Kupës së Botës në vitin 2014, kur skuadra e tij u mund nga Gjermania në finale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE