Dita e tretë e Botërorit nis me Argjentinën dhe mbyllet me Francën

vovalbania November 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e tretë e Botërorit nis me Argjentinën dhe mbyllet me Francën

Botërori i Katarit hyn në ditën e tij të tretë, teksa sot do të zbresin në fushë Argjentina e Lionel Messit dhe Franca kampione në fuqi e Botës.

Kështu gjithçka do të stratojë në orën 11:00 me “albicelestët” që do të përballen me Arabinë Saudite, një sfidë e lehtë në letër për Messi & Co, por në të njëjtën kohë një 3-pikësh si detyrë për t’u marrë.

Danimarkë-Tunizi në orën 14:00 dhe Meksikë-Poloni më 17:00, janë dy sfida të tejra mjaft interesante të këtij Botërori, ndërsa dita do të mbyllet me përballjen e mbrëmjes mes Francës dhe Australisë.

“Gjelat” e Deschamps do të provojnë të mbrojnë kurorën, ndonëse në këtë kompeticion do të vijnë pa emra si Pogba, Kante, Nkunku e Benzema, megjithatë përballë Australisë nuk ka justifikim dhe fitorja është një detyrim.

Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë. Glenti Nallbani Edi Manushi Blerti Hajdari Lorenc Jemini

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE