“Krisen” marrëdhëniet e Erdogan me Francën: Po humbni besimin

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan: Besoj se Putin po kërkon fundin e luftës në Ukrainë!

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tayyip Erdogan ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron “nuk është i sinqertë”, duke theksuar se Turqia beson se “politika ndërkombëtare duhet të ndërtohet mbi sinqeritet”.

Sipas mediave turke presidenti Erdogan po i drejtohej një mbledhjeje me të rinjtë në provincën Bilecik të vendit në kohën kur bëri këtë deklaratë. “Aty ku nuk ka sinqeritet, nuk ka dinjitet”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke shtuar se “Sigurisht, ka shumë liderë të tillë në botë”.

Po ashtu, Erdogan tha se është për të ardhur keq që “në marrëdhëniet me Greqinë në Mesdhe, ata injorojnë Turqinë dhe hyjnë në marrëdhënie të ndryshme me të”.

Madje sipas tij, Franca po humb me shpejtësi reputacionin e saj në Afrikë, duke përfshirë në Mali dhe Burkina Faso, dhe në komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Ai theksoi se homologu i tij francez e ka humbur besueshmërinë brenda parlamentin.

“(Macron) ka humbur kredibilitetin e tij në parlament… Franca po humb vazhdimisht kredibilitetin”, është shprehur ai

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE