Pas kritikave të shumta, ‘befason’ Ermal Mamaqi: Libri im, nga më të shiturit në panair

vovalbania November 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas kritikave të shumta, ‘befason’ Ermal Mamaqi: Libri im, nga më të shiturit në panair

Ermal Mamaqi ka deklaruar se libri i tij “Në garë me veten” ka qenë ndër më të shiturit në panairin e librit që u përmbyll një ditë më parë.

Teksa fjliste në hapjen e programit të Dance Albania, Ermal Mamaqi mori një minutë kohë për të falënderuar miqtë e tij.

“Doja të bëja një falenderim për të gjithë miqtë që kanë ardhur këtë javë në panair dhe faleminderit shumë që e bëtë librin tim nga më të shiturit e këtij panairi”, deklaroi Ermal Mamaqi.

Libri i aktorit u prit me kritika të shumta në rrjetet sociale, megjithatë ai i ka cilësuar deklaratat kundër tij si reklamë falas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE