OBSH: Popullsia e Shqipërisë po plaket; do rriten kostot e kujdesit për moshat e treta
Një popullsi që plaket sjell kosto për sistemin shëndetësor. Edhe jetëgjatësia në rritje kërkon financime shtesë. Organizata Botërore e Shëndetësie në programin e ri për Shqipërinë deri me 2025 e trajton këtë fenomen, duke shkruar se rënia e popullsisë e shoqëruar me plakje të shpejtë rrezikon qëndrueshmërinë financiare të pensionistëve dhe invalidëve dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e tyre.
Në dhjetë vitet e fundit, jetëgjatësia në Shqipëri është rritur me 1.6 vjet, duke arritur në 79.9 për femrat dhe 76.2 për meshkuj.
Në të njëjtën periudhë, struktura e popullsisë ka pësuar ndryshime, 14% të totalit me moshë mbi 65 vjeç, nga 10% që ishte një dekadë më parë.
Shqipëria ka një barrë të lartë të sëmundjeve jo-kronike që kërkojnë politika në parandalimin e faktorëve të rrezikut. Zvogëlimi i tyre kërkon rritje të qëndrueshme të investimeve dhe forcim të monitorimit.
Prioritete ngelen po ashtu, aksesi mjekësor për gratë shtatzëna në zonat rurale dhe ndalimi i përhapjes së obezitetit, sidomos te fëmijët.