U përfol për një lidhje me Jasir Asanin, Samanta tregon të vërtetën pas fotos së bujshme

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfol për një lidhje me Jasir Asanin, Samanta tregon të vërtetën pas fotos së bujshme

Pak kohë më parë një foto e Samanta Karavellës me futbollistin e Kombëtares Jasir Asani tek shiheshin duke darkuar, bëri bujë në rrjet pak kohë më parë.

Dyshja vendosën ta postonin foton duke mos bërë asnjë shkrim e sakaq publiku u vu në pikëpyetje se çfarë i lidhte me njëri tjetrin, madje një pjesë dyshuan për një romancë mes tyre.

E ftuar në “Më lër të flas”, këngëtarja ka sqaruar edhe të vërtetën pas fotos.

Ashtu siç pritej, ajo mohoi se mund të kishte një romancë mes tyre por tregoi se kishin darkuar për të festuar fitoret e Kombëtares.

“Me Jasirin njihem nëpërmjet menaxherit tim dhe thjesht kishim dalë për një darkë dhe bëmë një nga këto fotot ‘pa mendje’ dhe doli që bëri shumë zhurmë. Ishim në Maqedoni. Nuk jam në lidhje me të, aspak, por ne thjesht po festonim për suksesin e tij dhe sigurisht të Kombëtares që na kanë bërë krenar”- u shpreh Samanta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48975 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE