Njihuni me personazhet e famshëm që kanë fituar më shumë ndjekës këtë javë!

vovalbania November 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me personazhet e famshëm që kanë fituar më shumë ndjekës këtë javë!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë dhe ata të huaj që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë

5. Olsa Muhameti, autorja e një prej programeve më të njohur, “Për’Puthen”, ka shtuar 1 mijë ndjekës këtë javë.

4. Donald Veshaj është angazhuar së fundmi në një fushë tjetër përveç aktrimit, moderimit apo muzikës. Kohëve të fundit është angazhuar në arkitekturë. Ai ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram.

3. Arbana Osmani është një nga moderatoret më të famshme, më të talentuarat dhe më të dashurat për publikun. E ftuar në “Wake Up”, Arbana na foli pak më shumë mbi impenjimet e saj të shumta, nga të qenurit nënë e deri tek projektet e saj, siç është “Big Brother VIP” dhe më i fundit ku do ta shohim së shpejti, Festivali i Këngës. Ajo ka fituar 3 mijë ndjekës.

2. Einxhel Shkira është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj dhe nuk i kursen momentet e ëmbla me ndjekësit. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë ndodhet Ledri Vula me 100 mijë ndjekës më shumë. Ledri njihet për një numër të madh tatuazhesh në trupin e tij e së fundmi mesa duket reperi ka kryer edhe një të ri.

Personzhet e huaj

5. Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar së fundmi disa foto me të brendshme në rrjetin e saj social Instagram dhe si gjithmonë e ka gjetur veten para kritikave. Ajo ka humbur 100 mijë ndjekës.

4. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Maxim”. Artistja ka bërë një rrëfim për muzikën, familjen, jetën e po ashtu edhe të kaluarën. Ajo ka fituar 100 mijë ndjekës.

3. Së fundmi aktori i njohur, Johnny Depp ka falënderuar yllin e muzikës pop Rihanna që e përfshiu atë në edicionin e katërt të shfaqjes së saj “Savage x Fenty”. 59 vjeçari tregoi vlerësimin e tij për këngëtaren e njohur të “Umbrella” teksa postoi videon e paraqitjes së tij në shfaqjen e modës në llogarinë e tij në Instagram. Aktori ka fituar 200 mijë ndjekës këtë javë.

2. Revista e njohur, GQ, ka shpallur së fundmi modelen Bella Hadid si personalitetin e njohur që ka më së shumti stil. Modelja u cilësua si një “mjeshtre e stilit” që di të kombinojë në mënyrë të përsosur rrobat që zakonisht vishen nga meshkujt. Bella ka fituar 200 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë për këtë javë me 1 milion ndjekës të shtuar në Instagram, është diva Jennifer Lopez. Vetëm pak ditë pas një postimi ku ajo pozon e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashemeve se po përjetojnë një krizë, rrjetet e saj sociale janë bërë ‘black’, pra të zeza. 226 milionë ndjekësit e Lopez janë të shqetësuar pasi kjo e fundit vendosi të fshijë çdo foto dhe video të sajën në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49117 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE