Nuk do ta besoni se kur do të publikohet kënga e re e Ledri Vulës!

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk do ta besoni se kur do të publikohet kënga e re e Ledri Vulës!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

Para pak ditësh Ledri ka lajmëruar se së shpejti do të publikoj këngën e tij të re pas disa muajsh mungesë. Reperi na ka zbuluar se këtë herë nuk do të jetë një bashkëpunim, por një projekt solo, ku na ka treguar gjithashtu edhe titullin e këngës, i cili është “Robot”. Vetëm pak më parë Ledri ka lajmëruar se kënga do të publikohet ditën e sotme në orën 16:00.

Ledri njihet për një numër të madh tatuazhesh në trupin e tij e së fundmi mesa duket reperi ka kryer edhe një të ri. Këtë na e ka treguar vetë reperi me anë të një Instastory, ku na ka treguar tatuazhin e ri në krahun e tij, i cili është një raketë dhe në të numri 99. Ledri ka shkruar gjithashtu “Nato 99” e mesa duket i dedikohet luftës së Kosovës në vitin 1999.

Që prej momentit kur partnerja e tij, Sara është bërë pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars” jeta e tyre është e ndarë midis Tiranës dhe Prishtinës. Për shkak të angazhimeve që edhe Ledri ka, çifi dhe vajza e tyre, Poem duhet të qëndrojnë për pak kohë larg njëri tjetrit. Së fundmi Ledri ka postuar një foto duke folur në telefon me vajzën e tij dhe na e shkriu zemrën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE