Jo çdokush e pranon aq më tepër publikisht, Sofia Vergara deklaron se gjoksi i saj i madh ishte bileta për në Hollywood!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo çdokush e pranon aq më tepër publikisht, Sofia Vergara deklaron se gjoksi i saj i madh ishte bileta për në Hollywood!

Sofia Vergara ka pranuar së fundmi se trupi i saj ishte “bileta” për në botën e të famshmëve. Aktorja kujtoi fillimin e karrierës së saj dhe kohën kur ishte modele dhe gjithë meritat e famës botërore ia atribuon pamjes së saj. “Gjoksi im i madh dhe trupi më hapën dyert. Isha 20-vjeçe dhe fillova si modele, sot jam 51-vjeçe dhe jam ende këtu”,-tha ajo. Megjithatë, edhe pse është e sinqertë për faktin se pamja e saj e ndihmoi të arrinte në botën e Hollywoodit, ajo beson se karakteri i saj e mbajti sërish në skenë.

“Ka gra më të bukura dhe më të reja, që kanë gjoks më të madh dhe trup më të mirë se unë, por unë jam ende këtu sepse kam treguar se mundem”,-shtoi ajo. Vergara theksoi se problemi i të tjerëve është se i shohin vetëm gjoksin dhe jo talentin që ka. Aktorja pavarësisht moshës shfaqet gjithmonë në një formë perfekte fizike. Shumë fansa të bukuroshes janë të bindur se ajo ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale. Vergara ka zgjedhur t’i mohojë këto aludime. 51-vjeçarja tha për revistën Glamour se:

Zgjedh të shmang leximin e komenteve dhe e dini pse? Sepse zakonisht ata që komentojnë janë persona që janë në humor të keq, të depresionuar apo xhelozë. Në fillim të viteve 90’ u ndërgjegjësova për rëndësinë e kremit të diellit në procesin kundër plakjes. Nuk jam kujdesur sa duhet për veten duke patur parasysh se kam jetuar në një vend të ngrohtë si Kolumbia ku ka diell për gjatë gjithë vitit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE