Sondazhi i TAR/A duhet shpallur gjendja e emergjencës në zonat e përmbytura?!

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/A duhet shpallur gjendja e emergjencës në zonat e përmbytura?!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka kryer para dy ditësh një vizitë në zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër. Diplomatja evropiane, ka parë nga afër zonën e Obotit se bashku me kreun e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Hohmann u shpreh se Shqipëria tashmë është pjesë e mekanizimit të mbrojtjes nga përmbytjet në BE dhe se BE është aty për t’i ndihmuar në mënyrë që të zhvillohen kapacitete në mënyrë që të reagohet sa më shpejt.

BE është këtu nuk u ikën problemeve. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvilloni kapacitete në mënyrë që dhe ju të reagoni sa më shpejt. Në çdo zonë ashtu si në të gjithë Shqipërinë duhet të shihen me përparësi investimet që parandalojnë përmbytje. Në të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë.

Reshjet e dendura të disa ditëve më parë shkaktuar sërish probleme me përmbytjet, kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, duke sjellë për banorët dëme të mëdha, kryesisht në bujqësi. Në lidhje me këtë situatë në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “A duhet shpallur gjendja e emergjencës në zonat e përmbytura?!” dhe rezultatet ishin si më poshtë:

Sa i përket situatës në vend ku opozit kërkon të zhvillojë një protestë më datë 6 dhjetor është zhvilluar pyetja “A është e drejtë këmbëngulja e opozitës për të protestuar më 6 dhjetor, në ditën e samitit të Ballkanit Perëndimor?” Kliko këtu për të votuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49445 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE