Eurozonë/ Për të tretin muaj radhazi, bie inflacioni në eurozonë gjatë muajit janar!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eurozonë/ Për të tretin muaj radhazi, bie inflacioni në eurozonë gjatë muajit janar!

Inflacioni në eurozonë u zvogëlua për të tretin muaj radhazi, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat.

Inflacioni në njëzet vendet që përdorin monedhën e përbashkët parashikohet të ketë rënë në 8.5% nga viti në vit në janar nga 9.2% në dhjetor. Rënia e parë u pa në nëntor, megjithëse ishte ende mbi pragun prej 10%, pasi arriti një rekord të lartë një muaj më parë.

Në njëzet vendet që përdorin monedhën e përbashkët, inflacioni parashikohet të ketë rënë në 8.5% nga viti në vit.

Rënia e parë u shënua në nëntor, megjithëse ishte ende mbi pragun prej 10%, ndërsa në dhjetor ul akoma më shumë, me 9.2 %.

Energjia vijon të jetë nxitësi më i madh i inflacionit, ku muajin e kaluar u konstatua një rritje prej 17.2%.

Pavarësisht se inflacioni mbetet katër herë mbi objektivin prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane. Ditën e nesërme organi drejtues pritet të mblidhet për të gjetur një zgjidhje për rritjen e normës së interesit.

Banka Qendrore, e udhëhequr nga Christine Lagarde, pritet të miratojë një rritje tjetër në përpjekje për t’i bërë shpenzimet më të shtrenjta.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, dy vende u përballën me rritje të inflacionit. Normat në Estoni dhe Letoni parashikohet të jenë rritur në 18.8% nga 17.5% dhe 21.6% nga 20.7%.

Lituania është shteti tjetër, i cili ka shkallën e tretë më të lartë me 18.4%, nga 20.0% një muaj më parë.

Ndërkohë, Spanja (5.8%), Malta (6.7%) dhe Qiproja (6.8%) kanë normat më të ulëta në të gjithë bllokun e eurozonës.

Ashtu si energjia, çmimet për ushqimet dhe shërbimet jo-industriale parashikohet të jenë ulur lehtësisht, por ato të ushqimeve, alkoolit dhe duhanit janë rritur me normën vjetore të inflacionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55508 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE