Për të rritur shpejtësinë e makinës suaj Mercedes-Benz do të duhet të paguani një tarifë së shpejti!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për të rritur shpejtësinë e makinës suaj Mercedes-Benz do të duhet të paguani një tarifë së shpejti!

Së fundmi është bërë e ditur se “Mercedes-Benz” do të ofrojë një shërbim abonimi online në SHBA për t’i bërë makinat e tij elektrike të ecin më shpejt. Për një kosto vjetore prej 1200 dollarësh (991 £) pa taksa, kompania do të mundësojë që disa prej automjeteve të saj të përshpejtojnë nga 0-60 mph/s më shpejt. Kjo vjen menjëherë pasi prodhuesi rival “BMW” ofroi një veçori abonimi në fillim të këtij viti për sediljet me ngrohje.

“Mercedes Benz” ka konfirmuar për “BBC News” se aktualisht nuk planifikon të prezantojë “Acceleration Increase” në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të jetë i disponueshëm për blerje në SHBA për automjetet “Mercedes-EQ” “EQE 350” dhe “EQS 450”, si dhe modelin “SUV”. Sipas dyqanit online të Mercedes në SHBA, funksioni “rrit elektronikisht” prodhimin e motorit të makinës.

Reagimi i konsumatorëve

Jack McKeown, president i “Association of Scottish Motoring Writers” dhe redaktor i automobilizmit i gazetës “Courier” tha se:

 Funksioni i ri i Mercedes-it është i pakuptimtë dhe dëshpërues. Mercedes po ju kërkon të paguani për hardware-in që ka instaluar tashmë në makinë dhe të cilin me sa duket ka bërë tashmë një marzh fitimi kur keni blerë makinën. Përpjekja për të përfituar edhe më shumë nga shërbimet e abonimit është një prirje shqetësuese dhe shpresoj që të ketë një reagim nga konsumatorët kundër tij.

Në korrik, BMW u përball me një reagim të ashpër kur njoftoi se klientët mund të paguanin 25 £ në muaj për të zhbllokuar sediljet me ngrohje dhe timonin në makinat e tyre. Në dhjetor të vitit 2021, Toyota njoftoi se do t’i tarifonte disa shoferëve 8 dollarë në muaj për të ndezur nga distanca makinat e tyre duke përdorur çelësa me pult. Abonimi “Acceleration Increase” shkruhet se ‘do të vijë së shpejti’, në vitrinët e “Mercedes”-it në SHBA, pa dhënë një datë të saktë për të nxjerrjen në treg të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE